Politika Rama i bën dhuratën e veçantë kryebashkiakes së Berlinit

Rama i bën dhuratën e veçantë kryebashkiakes së Berlinit

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me kryetaren e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.

Teksa futet në ndërtesë Rama thotë se ka qenë njëherë në këtë bashki kur ai ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë.

“Kam qenë njëherë këtu kur kam qenë kryetar i bashkisë Tiranë, shumë kohë më parë”, tha Rama.

“Kur je njëherë kryetar bashkie mbetesh përherë kryetar bashkie”, tha kryebashkiakja e Berlinit.

Të dy kishin përgatitur nga një dhuratë për njërin-tjetrin. Kryeministri teksa i dha dhuratën tha se i kishte sjellë një model këpucësh tradicionale shqiptare.

“Model artizanal i këpucëve tradicionale shqiptare. Është tërësisht e bërë me dorë”.