Aktualitet Punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, devijon rruga Tiranë-Elbasan

Punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, devijon rruga Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit në rrethrrotullimin e TEG-ut për një 1 javë do të ndryshojë lëvizja e makinave nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas.

Punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth. Devijimi i trafikut do të kryhet nga datat 15 deri më 22 prill për intervalin kohor nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut,” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës. Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.