Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”, Nuncit Apostolik, Charles John Brown, i cili do të largohet nga Shqipëria në drejtim të Filipineve.
Në fjalën e tij, Rama i ka shprehur mirënjohje për tre vitet që Nunci Apostilik ka shërbyer në Shqipëri.
Kryeministri shprehur besimin se në të ardhmen, Nunci Apostilik do të kthehet në Shqipëri, si dikush që vendi ynë i ka lënë mbresa.
Nga ana tjetër edhe Nuncit Apostolik, Charles John Brown tha se përgjatë tre viteve ai ka mundur të zbulojë bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke theksuar se ka njohur një popull për t’u admiruar.
“Tre vitet në Shqipëri kanë qenë zbulim për mua. Kam pasur mundësi ta vizitoj vendin gjerë e gjatë. U kam ngjitur maleve të Jezercës dhe Korabit. Kam parë bukuritë madhështore të këtij vendi.
Më shumë sesa bukuria e peizazhit kam takuar një komb me histori unike, që e admiroj jashtë mase”, tha Nunci Apostilik.