Sport Koronavirusi i merr jetën babait të Francesco Tottit

Koronavirusi i merr jetën babait të Francesco Tottit

Zi në familjen e Francesco Totti, ish-kapitenit legjendar të ekipit të Romës. Babai i tij Enzo, i njohur ndryshe me nofkën “Sherifi” ndërroi jetë në spitalin Spallanzani si pasojë e koronavirusit.

I prekur dhe nga sëmundje të tjera, 76-vjeçari Enzo kishte pësuar dhe një infarkt disa vite më parë.

“Sherifi” kujtohet shpesh në ambientet e ekipit të Romës pasi ndiqte të gjitha ndeshjet e djalit të tij dhe herë pas herë hynte dhe në dhomat e zhveshjes për të motivuar skuadrën e zemrës.

Pas vdekjes së të atit nga Covid-19, Totti dhe familja e tij i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe momentalisht asnjë person tjetër nuk ka rezultuar i prekur nga virusi vdekjeprurës. Megjithatë janë marrë masa dhe të gjitha aktivitetet në “Shkollën e futbollit Totti” janë pezulluar.