Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për bllokimin e rrugës hyrëse në Shkodër nga ana e mbështetësve të opozitës, të cilët u munduan të pengonin kalimin e kreut të qeverisë.
“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër”, shkroi Rama në rrjetin social.