Kryeministri, Edi Rama, i ka mbyllur dyert opozitës për dialog. Duke folur nga Librazhdi në turin e radhës për zgjedhjet e 30 qershorit, shefi i qeverisë i tha kundërshtarit të tij politik Basha se do të marrë Noc Rrokun.
Rama: Noc Rrokun do të marrësh Lul, jo pushtetin. Se kush do marrë Nocin dhe Rrokun ta ndajnë me Monikën. Por Noc Rrokun. Kështu nuk shkon dhe historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim nuk ka.Nuk ka më me gjysma-gjysma. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Nuk na keni dhënë mandat për ti dhënë pushtet Lulit.
Rama tha se ata përpiqen që humbjen e tyre ta shohin si fajin e mazhorancës.
Rama: Më e bukura është kur mendojnë se kanë gjetur rrugën për ta bindur këtë popull për ta bërë për budalla që kush je ti.
E teksa opozita akuzon mazhorancën për shitblerje të votës, Rama tha se socialistët i kanë mundur demokratët edhe kur kishin Saliun dhe shtetin.
Rama: Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin dhe shtetin. Ka demokrat me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj të mundje Saliun me gjithë shtetin sesa të mundësh Lulin me gjithë fallxhoren që e mban në krah. I kemi mundur me herë të tëra dhe nuk mundkemi dot Lulin?Lulin? Nëse nuk e mundim dot, ose se kemi mundur dot deri më sot në Tropojë kjo jo se është më i fortë se Saliu me gjithë shtetin por ne nuk kemi qenë akoma më të mirë se ç’jemi atje për të arritur fitoren.
Por në 30 qershor do ti mundim dhe në Kukës. Do ti mundim shumë më thellë se më parë. Nuk ka demokrat, socialist jo e jo, por nuk ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vote PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD-së është bërë më i zoti. Çfarë kanë bërë që kur humbën zgjedhjet?
Rama tha se opozita do të prekë fundin nga akti i paprecedentë i djegies së mandateve.
Rama: Ata zgjodhën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë.Ka vetëm një parti në Itali në vitet ’20, ajo u shkri fare. Kështu do të shkrihen dhe këta, këtu do të jemi.Zgjodhën të tradhëtojnë popullin.