Kryeministri Edi Rama foli për situatën e zgjedhjeve dhe konfirmoi përplasjen brenda strukturave të LSI-së në Vlorë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama u shpreh se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pushkatuar politikisht kandidatin për deputet, të renditur të parin në listë, Luan Ramën.
“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Si u pushkatua? Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua” – tha Rama.