Në takimin e elektoral me mbështetësit në Peqin, Edi Rama ju kërkoi votëbesimin në 25 Prill për të mos u kthyer pas duke renditur me emra jo vetëm krerët e partive që ka përballë në këtë garë, por dhe kandidatin e këtij qyteti në listën e PD.
“Kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm për një popull. Janë momenti kur ne vendosim se çfarë duam të bëjmë para. Të shkojmë përpara apo të kthehemi pas tek Dash Sula. Nuk mund të kthehesh prapë as tek Luli, as tek Saliu, as tek Mona”.
Rama u tregua i bindur tek mbështetja që do i jap i gjithë qarku i Elbasanit socialistëve në këto zgjedhje, e në mënyrë të veçantë Peqini.
“Kemi sfidën që të realizojmë një fitore shembullore. Të jetë rezultat i gjithë këtij shiu paralajmërues që do të jetë një breshër në kutitë e votimit”.
Ai tha për Peqinin nuk është bërë sa duhet, por i siguron se me projektet për portet dhe aeroportet do të përfitojë çdo qytet ku turistët do të ndalen për të parë atraksionet që ofron çdo njëri prej tyre, e që në Shqipëri nuk mungojnë në asnjë zonë.
“Peqini ka një kala fantastike, e cila duke u transferuar do të vizohet nga të gjithë, do të sjellë shumë njerëz dhe shumë të ardhura”.