Në kuadër të takimeve ‘Bashkia që Duam’ kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësi.
Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi gjatë fjalës së tij gjatë takimit me qytetarët e Durrësit, një grup njerëzish të mbledhur në hyrje të qytetit të Durrësit, duke i quajtur ata punonjës të bashkive të djathta
“Po më thoshte Gjushi dje që nesër do kemi vizitorë nga Kamza, Vora, Kavaja, Shkodra, Vau i Dejës, punonjës të bashkive përkatëse, që zhvillojnë turizëm politikë, spostohen sipas datave të agjencisë turistike të protestave në Tiranë, vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard, dhe në qytete të ndryshme. Mua më vjen mirë që do vinë në Durrës, se do mund të shohin jo vetëm të dëgjojnë. Kam bindjen që ata nuk i dëgjojnë ato për të cilat mblidhen se është i njëjti disk që rrotullohet, por do kenë rastin t ëshohin durrësin sic nuk e kanë parë”.
Grupi i vogël i protestuesve ishin mbledhur në hyrje të qytetit të Durrësit ku bënin thirrje kundër vizitës së kreut të qeverisë në Durrës.