Kryesore Rama iu përgjigjet atyre që kritikojnë propozimin e tij: Lufta ka mbaruar...

Rama iu përgjigjet atyre që kritikojnë propozimin e tij: Lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve në drejtim të tij, pas propozimit të një dite më parë, të draftit për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.