Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ka deklaruar se ndonëse po punon fort për të fituar një mandat tjetër qeverisës, ka menduar edhe për tu larguar nga politika.
Ai zbuloi edhe emrin e një personaliteti botëror, që e kishte këshilluar për mënyrën se si duhej të tërhiqej nga pushteti, pa ia kërkuar të tjerët largimin.
“Kam pasur një jetë më përpara, e kam shijuar shumë. Nuk erdha në këtë jetë se ajo s’më pëlqente. Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon”,- tha kryeministri.
Pasi Çani e ngacmoi duke i thënë se nuk e kishte të vërtetë këtë frazë, kryeministri shtoi: “Është diçka që ka kohë që e përgatis. Është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë ik. Kam pas biseda interesante me liderë që i kam admiruar shumë. Kam dashur ta kuptoj këtë. Njëri prej tre më tha (Joschka Fischer, ish-ministri i Jashtëm gjerman) më ka thënë se ky është një proçes shumë i shëndetshëm kur nis ta përgatisësh më herët”,- tha Rama.