Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Korçë.
Manastirliu tha se procesi do të vijojë dhe me sasinë e vaksinave Pfizer që kanë mbërritur dje dhe do vijohet me rritjen e dozave në vazhdim.
Ndërkaq Rama komentoi edhe akuzat e opozitës se vaksina ka shkaktuar vdekje. Kreu i qeverisë u shpreh se vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera pasi nuk është ilaç magjik.
“Çfarë mund të komentoj unë për këtë? Ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.
Ka një përmbytje, janë me përmbytjen; ka një tërmet, janë me tërmetin; ka një virus, janë me virusin. Arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.
Këta janë ata. Vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.
U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me AstraZenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë, ata infektojnë; sensibilizojmë për distancim, ata vazhdojnë sensibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do t’i mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra COVID kudo ku shkel”, arsyetoi Rama.