Politika Rama: Komisioni Hetimor u krijua për Bashën që të dalë si hero...

Rama: Komisioni Hetimor u krijua për Bashën që të dalë si hero i antikorrupsionit

Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët është ngritur për Lulzim Bashën. Kështu u shpreh pas më shumë se 9 orësh në seancë, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, kjo është bërë për të nxjerrë Bashën si hero të antikorrupsionit dhe për ta nxjerrë nga situata.

“Ne në grup kriminal këta kishim. Një pjesë i kemi ndarë një pjesë do të merreshin me këto punë, ne do i mbulonim me vula dhe me këto rrëshqitje te mali me gropa. Do bëhej afera dhe 430 milionë do vidheshin dhe do vinte t’i zbulonte Luli. Kjo është e gjitha se është bërë për Lulin që të dalë nga situata ku është fut dhe të zbulojë një aferë dhe me mbështetjen e agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare. Është e gjitha e krijuar për Lulin që të dalë Luli si hero i antikorrupsionit”, tha Rama.