Kryeministri Edi Rama u shpreh në Facebook se Komisioni i Venecias konfirmoi “pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.
“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”, shkruan Rama në postimin e shoqëruar me 3 foto ku tregon se cilat janë këto përfundime.