Aksioni kundër informalitetit në mbarë vendin vijon prej disa javësh.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama bëri publike dënimin për një tjetër hotel që është mbyllur për shkak se nuk ka pajisur me kuponin tatimor klientin.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se hoteli në fjalë është mbyllur përe një periudhë 1 mujore në kulm të sezonit dhe kjo është një kosto e madhe për këtë biznes. Ai paralajmëron sërish dhe prerazi se kushdo që tenton të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin, dhe si pasojë dënimet e parashikuara në bazë të tij.
Kryeministri Rama shkruan:
Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?🤭 Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë.