Pas mbylljes mbrëmjen e djeshme të lokaleve të natës, klubeve dhe ambienteve me muzikë live si dhe palestrave, ka reaguar kreu i qeverisë.
Në një mesazh në Facebook, Rama duke falenderuar pronarët e bizneseve për mirëkuptimin, ka njoftuar se sot do të vijohet me pezullimin e mjediseve të mbyllura për fëmijë.
“Frikë jo, kujdes po! Mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… Faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës
Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”.