Holanda shpreh solidaritetin me Shqipërinë për kapërcimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Londër me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte.
Rama tha se me kryeministrin Rutte ndau të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit.
“Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, tha Rama, duke informuar mbi këtë takim.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të punimeve të Samitit të NATO-s, ku po zhvillon takime bilaterale me liderët botëror, me qëllim sensibilizimin për solidaritet ndërkombëtar me Shqipërinë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.