Kryeministri Rama ka folur sot në Kuvend edhe për Astrit Patozin, partinë e re, por edhe për aludimet për një takim të mundshëm me Rudina Hajdarin.
Rama tha se me Hajdarin po bëjnë siç kanë bërë me babain e saj, Azem Hajdari.
“Unë paskam formuar Bindjen Demokratike? Pse e paskam formuar unë dhe jo Saliu? Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu, ose nga Luli? Në një pikë vetëm. Luli bashkë me Saliun bënte aferat, Patozi i mbronte këtu në parlament. Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë. Një çun në rrugë, një çun në zgjedhje dhe ta shikojmë ku do dalim.
Zonjën Hajdari nuk e kam takuar asnjëherë deri më sot. Me Hajdarin po bëjnë të njëjtën gjë që bënë me të atin e saj sa herë u dilte në shesh.
Unë e futa zonjën Hajdari në listën e PD? Unë i futa këta në lista? Unë vërtetë bashkëpunova me Bashën në atë kohë, por nuk kemi ndërhyrë në listat e njëri-tjetrit. Astrit Patozi më ka akuzuar se unë e kam hequr nga lista.
Unë skam asnjë lidhje me këtë punë dhe as nuk më intereson fare. Se sa merr dhe sa s’merr, një copë SHQUP-i e kemi në garë, një copë SHQUP-i e kemi në rrugë, ndryshimi i vetëm është se kjo copë SHQUP-i nuk e do Monikën”, tha Rama.