Kryeministri Edi Rama edhe sot ka shkruar në rrjetet sociale, duke u ndaluar sërish tek studentët.
Pas dy inspektimeve që kreu i qeverisë bëri në konviktet e Inxhinierisë dhe në Qytetin Studenti, ai i drejtohet studentëve me një thënie të ish-presidentit Obama.
“Nëse mendoni se shkollimi është i shtrenjtë, shikoni se sa shumë do t’ju kushtojë injoranca”, citon Rama, Obamën.
Studentët kanë mbyllur përkohësisht protestën, por kanë premtuar se do të rifillojnë sërish në janar.