Bota El Chapo në lot, sheh vajzat për herë të parë pas katër...

El Chapo në lot, sheh vajzat për herë të parë pas katër muajsh

Bosi famëkeq i drogës El Chapo ka shpërthyer në lot të enjten kur pa për herë të parë pas katër muajsh dy vajzat binjake 7-vjeçare, ndërkohë që qëndron pas hekurave në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqi është futur në javën e tij të gjashtë por të enjten Joaquin Guzman pati mundësi të shihte bashkëshorten Emma Coronel Aispuro dhe dy vajzat, të cilat ishin në sallën e Gjykatës Federale të Bruklinit.

Sipas raportimeve, 61-vjeçari nuk i ka mbajtur lotët kur ka parë vajzat e tij, të cilat i ka përshëndetur me puthje nga larg.

“Sytë iu mbushën me lot dhe iu bënë të kuqe”, tha për gazetarët avokati i tij Eduardo Balarezo.

Sipas kritikëve, takimi duket se është sajuar për të pasur impakt te anëtarët e jurisë, të cilët pritet ta shpallin fajtor për 17 akuza, mes tyre edhe ato të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vrasje.

Sipas akuzës, El Chapo ka qenë bosi i Kartelit të Sinaloas, i cili besohet se ka qenë për një periudhë kohe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës që hynte në SHBA nga Meksika.

Gjatë kësaj periudhe mendohet që El Chapo ka mbledhur një pasuri prej 14 miliardë dollarësh.