Pas përfundimit të konferencës së donatorëve ku Shqipërisë iu dhuruan plot 1.15 miliard euro kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e Komsionit Evropian Ursula Von der Leyen iu përgjigjën interesit të gazetarëve që ishin të pranishëm.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me një akademi transparence, që do mbikqyrë të gjitha fondet dhe paratë të përdoren me transparencë.
“Kam dëgjuar atë çfarë tha presidentja e KE duke përmendur disa nga dëshirat tona të përbashkëta, që ajo që rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çka humbi, me standarde. Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku.
Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.