Kryeministri Rama ka komentuar sot në lidhje me mandatin e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila deklaroi më herët se do të qëndrojë më gjatë në Shqipëri.
I pyetur nga gazetarët, këtë të martë kreu i qeverisë theksoi se nuk është thyer etika diplomatike pasi ka nisur procesi i zëvendësimit të Yuri Kim, proces i cili bëhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe jo autoritetet shqiptare.
Po ashtu, Rama tha se nuk ka krisje të marrëdhënies së tij me ambasadorin Kim.
“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë dhe nga Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin por Departamenti i Shtetit. Amerikën e kemi të veçantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Dje kishim takim të gjatë konstruktiv e miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.