Lulzim Basha e akuzoi se ka marrë arratinë pasi rrethoi Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me interes protestën e opozitës përpara Parlamentit.
Ai ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ruçi pritet të takohet me një delegacion çek në mesditë.
Menjëherë pas takimit do të ketë një deklaratë për mediet nga kryetari i grupit, Balla, si dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin e Republikës Çeke.