Kryeministri Edi Rama ishte në urën e Mifolit, aty dhe ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe çarë argjinaturën.
Duke folur me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ai tha se duhet të ndërhyhet në pikat kritike për të qenë më imunë përballë situatave të ngjashme.
“Ishte tej parashikimit. Duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra”, tha Rama.