Politika Rama në shtëpinë e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Biseduam për projektet...

Rama në shtëpinë e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Biseduam për projektet e mëdha strategjike

Kryeministri Edi Rama është pritur të mërkurën nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shprehet se Presidentin biseduan për projekte strategjike në fushën energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti.

Rama ishte të martën në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale ku foli për rëndësinë e partneritetit që Shqipëria ka me Emiratet e Bashkuara, por edhe për revolucionin teknologjik, që siç u shpreh ai, po kalon Shqipëria.