Gjatë intervistës në lidhje direkt me “Opinion”, kreu i qeverisë Edi Rama, ka treguar se prej dy javësh është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erogan, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Kjo për rastin kur Shqipërisë do t’i duhej të vendoste në zbatim një plan C dhe nëse do të duhej të kërkonte ndihmë, kur asnjë shtet tjetër nuk do të përgjigjej.
“Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe prej 2 javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesat në rast se do përmbyset bota dhe nuk do ketë asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar për një plan C, ne e kemi të garantuar me Turqinë”, tha Rama.