Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit.
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit.
Ata që bëjnë akuza janë të njëjtët. Këtë punë kanë bërë që në 1 prillin e 2013 dhe do vazhdojnë ta bëjnë.
Këtu bëhet fjalë për një sforco me vullnet të mirë nga ana jonë për të krijuar një hapësirë të mirë për PD me shpresën se do kthehet në rrugën e arsyes, me shpresën për një shans për përpjekjen.
Në funksion të një dialogu ta bëjmë të mundur me të gjithë përpjekjet tona, të mos hasim në murin shurdh të PD.
Mos kini asnjë merak! Nisën dhe do duan t’i shkojnë deri në fund kësaj meseleje! Ne me bukë ata me gurë! Do jetë deri në fund përgjegjësia e tyre.
Mos u shqetësoni! Ata kanë arsye që të mos hyjë PD që të kapin ndonjë deputet më shumë. Ne nuk jemi të shqetësuar, ne duam të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse.
Çdo përpjekje e ka një fund dhe fundi është regjistrimi i kandidatëve në garën e 18 qershorit.
Sot ishte një tjetër shprehje shumë kuptimplotë sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë hapësirën e mundshme brenda rregullave të lojës demokratike dhe atyre që bashkë me ta janë mbuluar në çadrën e frikës nga drejtësia.
Duam të krijojmë mundësinë të gjejmë konsensusin e një figure sa më përfaqësuese.