Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Financial Times” për fitoren e mandatit të tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryeministri e konsideron demokracinë në Shqipëri si “adoleshente” që po rritet dita-ditës.
“Shqipëria është një demokraci adoleshente dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë”.
Sa i përket opozitës dhe akuzave të saj që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, Kryeministri Rama thotë se opozita duhet të mësojë të jetë një “humbëse e mirë”.
“Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie. Opozita ka humbur betejën e saj të pestë në radhë, 3 zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale, sepse kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je humbës i keq, nuk mund të fitosh”.