Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita po bën një përpjekje për të vënë në zbatim një skenar të ngjashëm si ai i Maqedonisë.
Duke iu referuar kërkesave të opozitës dhe akuzave të saj, Rama tha se ata ëndërrojnë atë që ndodhi në Maqedoni.
“Ka përpjekje për skenar maqedonas, ëndërr e bazuar në dëshirën e papërmbajtshme për të marrë një pushtet që fatkeqësisht për ta nuk kanë shans t’ua japin njerëzit, ndërkohë që kanë një mungesë totale të njohurive për atë që ndodhi në Maqedoni.
Të shtunën proteston kasta që ka një pakicë dhe që nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë më shumë se atë që i ka dhënë populli për të bërë opozitën”, tha Rama në Real Story.