Kryeministri Edi Rama pas 5 orësh mbledhje të kryesisë ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se është i gatshëm për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare, por jo për mandatin qeverisës.
Edi Rama: Jemi të disponueshëm për të ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim dhe asnjë gjykim për të diskutuar për sfidat e vendit dhe për çka është e rëndësishëm të adresohet në funksion të rregullave të lojës, në funksion të reformës zgjedhore.
Sa i përket kushtetutës, ligjshmërisë, dhe mandatit tonë qeverisës këto nuk janë çështje që i kemi për diskutim me askënd tjetër, sepse lidhen me detyrimet tona.