Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Sot Rama ishte në Romë ku takoi si kryeministrin italian ashtu edhe ministrin e jashtëm.
“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme🙏”, shkruan Rama në Twitter.