Kryesore Rama për situatën në PD: Asnjë prej tyre nuk ka legjitimitet, sherri...

Rama për situatën në PD: Asnjë prej tyre nuk ka legjitimitet, sherri do e çojë partinë në degradim

Kryeministri Edi Rama, i cili është futur në rolin e analistit, thotë se nga përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Basha, do të përfundojë me rrëzimin e të dyve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama deklaron se me këtë situatë, do të fillojë dhe shkatërrimi i kalas-së, Partisë Demokratike.

Sipas tij, asnjë prej të dy palëve nuk ka legjitimitet në “betejën” që po zhvillojnë.

Rama:

“Kjo që ndodh, fillon dhe rrënon kalanë. A do mbajë kalanë apo gërmadhat e saj, këtë nuk e dimë. Kalanë do e mbajë sherri dhe një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Këtu nuk ka më rëndësi se kush është kryetar i PD-së. Nuk ka legjitimitet më, nga asnjë prej palëve. Është cënuar legjitimiteti i palëve. E kanë braktisur atë që është bazamenti i lidershipit, qëllimi i përbashkët dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin. Ndjekin njëri-tjetrin. Hijet që kacafyten në emër të të shkuarës. As njëri e as tjetri nuk kanë lidhje me të ardhmen. E ke parasysh atë që dy njerëz mbahen tek njëri-tjetri dhe nuk bien. Nuk është se vjen njëri dhe ikën tjetri. Nuk ka më kala aty, do të bien. Edhe njëri dhe tjetri janë qesharak në përpjekje ekstreme”, tha Rama.

Kryeministri Rama, shprehet se qeveria nuk ka asnjë punë me debatin brenda partisë, edhe nëse kërkohet ndihma e policisë, nëse degradon situate në selinë blu.

Arjan Çani: Do kërkojë Basha ndihmën e policisë së shtetit nëse futet Berisha në seli, do ja japësh ndihmën?

Rama: Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë pronësi morale e vetë partive politike. Unë si analist them që Rama nuk ka punë fare me atë punë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike me forcat e rendit. Në këtë punë, Rama nuk kanë punë të përzihen. Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen në një territor politik. Është një problem i madh, se të dy palët nga ata nuk kanë legjitimitet. Janë pengje të njëri-tjetrit.

Me Bashën apo Berishën? Rama: Në mënyrë cinike më intereson sherri në PD, por…

Kryeministri Edi Rama ka hequr kostumin e kryeministrit dhe diskuton si analist për situatën brenda Partisë Demokratike. I pyetur se me kë është Rama më Bashën apo me Berishën, kryeministri thotë se në mënyrë cinike është me sherrin, ndërsa për të mirën e vendit është me një opozitë që mund të flitet.

“Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme, kjo do të thotë që unë si analist them se Edi Rama s’ka lidhje fare me atë punë. Rama do të donte të kishte përballë një force me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën. Por është e sigurt sipas meje Rama nuk është me asnjërin. 

Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura. Unë thashë që do ti interesonte një opozitë që mund të fliste dhe angazhohej për arsyen pragmatike

Nuk ka beteja për këta, sepse këta i ka mundur. Por është e sigurt sipas meje që Rama nuk është me asnjërin. Në mënyre cinike do të ishte me sherrin, në mënyrë pragmatike do të ishte me një opozitë të unifikuar dhe që angazhohet”, shpjegoi Rama me kostumin e analistit në emisionin Zonë e Lirë.