Politika A do ia dërgosh policinë Bashës nëse njerëzit duan ta nxjerrin nga...

A do ia dërgosh policinë Bashës nëse njerëzit duan ta nxjerrin nga partia? Rama: Nuk kam punë të përzihem

I pyetur nga Arian Çani se çfarë veprimi do të marrë si kryeministër i vendit nëse ndodh që Bashës do t’i shkojnë njerëz për ta nxjerrë nga partia, Rama ka thënë se ai nuk ka punë farë të përzihet me selinë e Partisë Demokratike.

Arian Çani: Berisha ka thënë do vemi javës tjetër dhe do futemi në seli. Tani do kërkojnë, po të pyes si analist, Basha do kërkojë ndihmën e policisë. Edi Rama kryeministër do ia dërgojë Bashës policinë nëse do shkojnë njerëzit për ta nxjerrë nga partia? Po flasim për gjëra konkrete.

Edi Rama: Më pyet mua si analist?

Arian Çani: Si analisti Rama s’je më kryeministër tani!

Edi Rama: Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë territore që janë jo vetëm pronësi në kuptimin e pronës fizike, por edhe pronësi morale e partive politike. Që do të thotë se unë si analist them që Edi Rama nuk ka punë fare të përzihet me atë punë.

Arian Çani: Edhe nëse i kërkon ndihmë Lul Basha Edi Ramës, kemi problem na duhet ndihma e forcave të rendit, ndihemi të kërcënuar.

Edi Rama: Kjo ka të bëjë me marrëdhëniet e Policisë së Shtetit dhe forcat e rendit. Kjo është vendimmarrje e forcave të rendit, unë po të them si analist që në këtë pikë dhe në këtë punë Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen. Unë them që Edi Rama dhe qeveria nuk kanë asnjë punë të përzihen në një territor që është një territor i një partie politike, i kontestuar nga dy palë, të cilat as njëra as tjetra nuk kanë legjitimitet po të them. Nuk është legjitimiteti lidershipit, është legjitimiteti i pretenduar i njërit apo tjetrit ndërsa të tjerët janë pengje të njërit apo tjetrit.