Gjatë prezantimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe kreut të ri të AMP, Ardi Veliu, kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek puna e Policisë Rrugore.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se së shpejti sistemi i kamerave inteligjente do instalohet në akset kombëtare për të mbyllur sipas tij, epokën e shpejtësisë me sy nëpër kthesa e kënde rrugësh.
“Policia Rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë nëpër rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë. Së shpejti do kemi dhe sistemin e kamerave inteligjente që do instalohen pjesë-pjesë në akset kombëtare të vendit se fillojmë së shpejti me 200 kilometrat e para dhe do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy nëpër kthesa e nëpër kënde rrugësh. Sot Policia Rrugore duhet të largohet dhe mund të largohet nga të gjitha pritat në të gjitha rrugët kombëtare se boll ka punë në rrugët kombëtare për të garantuar moscënimin e akseve, mosndërhyrjet brutale, mosndërtimet jashtë vijës që përcakton ligji”, tha Rama.