Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se forcimi i masave nga sot është bërë për shkak se dy javët e para të muajit prill do të jenë “prova e zjarrit” siç e quajti ai.
“Veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse”, tha Rama.
Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?
Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, çdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.
Jemi “për të mos u marrë mësysh”/ A po shkojmë drejt përkeqësimit? …
Kryeministri Edi Rama thotë se sipas skenarëve është pritur që rastet të shtohen në vendin tonë, por nënvizoi se deri tani jemi për të “mos u marrë mësysh”.
Shefi i qeverisë nënvizoi se s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë centimetër nga vija mbrojtëse “se siç e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete çdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje”.
Po shkojmë drejt përmirësimit apo presim përkeqësim të situatës epidemike?
Rama: Këto janë pyetje shumë legjitime që i bën gjithkush, i bëj dhe unë gjatë gjithë kohës por askush se ka përgjigjen, jo këtu por në asnjë vend.
Ne duam të besojmë se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.
Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se siç e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete çdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje.