Ndryshe nga e shtuna, pamja që ofrohej mëngjesin e kësaj të hëne në tregun e Kombinatit ishte kjo. Fotografitë u përcollën nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se brenda ditës së sotme do të prezantohen masat e reja për të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Mirë. Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim“, shkruan kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar burg për këdo që nuk respekton masat e vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Krahas penaliteteve që do t’u kushtojnë deri heqjen e lirisë të pabindurve, Rama tha të shtunën se kjo javë do të sjellë edhe lehtësime të masave shtrënguese.