Kryeministri Edi Rama vijon me postimet ironizuese ndaj Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë ka siguruar një procerverbal nga Kuvendi Kombëtar i PD-së dhe ironizon gabimet e bëra në përllogaritje.
Kryeministri pyet se si ka mundësi që nga 4741 votues, votojnë 4919, ndërsa kujton edhe gafën e Bashës në Kuvend.
“Po 7×7 bojnë 42 praaa”, shkruan Rama.