Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij takimin ‘Bashkia që Duam’, ka ironizuar edhe debatin pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se është gati të ndjekë shembullin e Salvador Allendes, nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike.
Ndërsa ironizoi debatet në studiot televizive, Rama shfrytëzoi rastin të ndalet edhe në deklaratat e presidentit të republikës
“Çdo ditë deri në darkë, miza bëhet buall dhe derrave të shtirë në kolltuqe u drejtohen me fjalën ‘zotëri’. A mendoni se Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë Presidentin të vrasë veten? Z. Kadri? Dhe derrat e shtrirë japin mendim, bëjnë vëzhgime, japin opinione”, u shpreh Rama.
Rama ka vijuar ironinë duke i kërkuar Metws tw qwndrojw i qetw, pasi Presidenti tha se ishte gati të sakrifikonte veten për të mos u instaluar junta ushtarake
“Zoti president rri i qetë. Jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vend i NATO-s. Fundi problemi i Lulit dhe i Monikës nuk do të jetë problemi imi dhe i yti. Rri i qetë dhe mos i ço nëpër mend”.