Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci deklaroi se synimi kryesor i qeverisë është që të nxisë turizmin në të gjithë vendin në të gjitha mënyrat.
Në një takim me banorët e fshatit Lin në Pogrades, Rama theksoi se çdokush që kërkon ta kthejë shtëpinë e tij në një bujtinë me parametrat që kërkon ligji do gjej mbështetjen e plotë financiare nga ana e qeverisë.
“Për nismat individuale të atyre qytetarëve që kërkojnë të kthejnë shtëpinë ë tyre ne bujtinë, do kenë mbështetjen e plotë financiare nga ana e qeverisë në formën e huasë,” deklaroi Rama.
Në bujtinën e Naum Bicit një nga shtëpitë e shumta të kthyera në bujtina në një fshat që po kthehet në qendër tërheqëse për turizmin falë edhe Programit 100 fshatrat, shkruan Rama në Facebook