Kryesore Rama reagon ndaj qëndrimeve të Berishës për Thaçin: Furnizove me naftë tanket...

Rama reagon ndaj qëndrimeve të Berishës për Thaçin: Furnizove me naftë tanket e Kasapit të Beogradit

Deklaratave kundër Presidentit të Kosovës të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me debatin për ndryshimet e kufijve me Serbinë i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë akuzon Sali Berishën se ka furnizuar me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.

Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.

Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan kryeministri Edi Rama në statusin e tij.