Kryeministri Edi Rama garanton qytetarët, të cilët kanë mbyllur aktivitetin ekonomik, se pagat e tyre do të kompensohen.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se po hartohet plani i kompensimit dhe deri në fund të muajit do të jenë shlyer të gjitha rrogat e punonjësve të bizneseve private që po qëndrojnë në shtëpi në kuadër të masave për koronavirusin.
“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!
Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndroni në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon! Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.