Kryesore Rama: S’e imagjinoj dot të hap degë në Kosovë! Ditën që Kurti...

Rama: S’e imagjinoj dot të hap degë në Kosovë! Ditën që Kurti prezantoi kandidatët, hëngri spageti me mua

Kryeministri Edi Rama është ndalur dhe ka folur për marrëdhënien me homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti, marrëdhënie kjo e cila nuk ka qenë gjithnjë e paqtë.

Në një intervistë për Nacionale, kreu i qeverisë shqiptare tha se e sheh aspak normal faktin që Kurti hapi degën e tij në Shqipëri. Madje ka treguar edhe një episod, ku tha se ditën që prezantoi kandidatët në Shqipëri, ka ngrënë drekë më kryeministrin Kurti.

“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhur me i prezantuar kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mua më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çka i bën”, thotë Rama për Nacionale.