Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shkarkuar live kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe ia ka ngarkuar funksionin e saj, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.
Ndërkohë që Rama ka shkarkuar nga drejtues i Qarkut të Shkodrës, edhe Ditmir Bushatin, detyrë të cilën ia ka besuar kryebashkiakut të ri, Valdrin Pjetrit.
Po ashtu dhe Qarku i Lezhës nuk do të drejtohet më nga Lindita Nikolla, ndërkohë që këtë funksion Rama ia ka ngarkuar Sandër Lleshajt.
“Njerëzit i dhanë kësaj partie mundësinë që të shënojë një tjetër moment për të qenë krenar në historinë e saj, 30 qershorin, po ndalem këtu duke shtuar se sigurisht procesi zgjedhor nis me organizatat pastaj vazhdon me kryeartët, forumet, asamblenë, etj etj, kështu që deri atëherë secili ka një detyrë dhe secili do të vlerësohet nga vetë procesi, por dëshiroj që tani, të propozoj disa ndryshime
Në udhëheqjen e qarqeve: Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik Shkodër, qarkun do ta drejtojë Valdrin Pjetrit. Në Tiranë do të drejtojë bashkërisht Elisia Spiropali dhe Ervin Bushati
Për arsye të disa ndryshimeve ne sekretariat Lindita Nikollës, që do ta sqaroj më poshtë një detyrë tjetër, qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshi, ndërsa në të tjerat qarqe mbetemi njësoj.
Sa i përket sekretariatit, do bëjmë disa axhustime të nevojshme. Kemi krijuar bazën për një format të ri organizmi i me tre këshillat drejtues, dhe puna parashihet te jete goxha e rëndësishme dhe jo vetëm mbledhje për emërime apo largime politike, kemi menduar të kemi një sekretare që do të koordinoje punën për të pasur ndjekje te detyrave dhe nevojave te dala nga këshilli, do ngarkoj Ilir Beqjan”, tha Rama.