Kryeministri Edi Rama gjatë intervistën për emisionin “Opinion” foli për kandidatin socialist Orlando Rakipi i cili theu herësin dhe fitoi mandatin e deputetin në Tiranë.
Rakipi i cili mori 14455 vota në Tiranë, sipas Ramës arriti këtë rezultat ishte sepse vjen nga komuniteti çam.
“Po të shikosh në Francë, kur bëhen zgjedhje, gjithmonë lajmi është kush humbi nga këta njerëzit që njihen. Vota përfaqësuese është për çdo parlament, edhe në SHBA, kujton se i njeh Amerika ata. Të gjithë këta njerëz të panjohur nuk janë të parëndësishëm për komunitete të caktuar.
Ne kemi futur disa kandidatë në pjesën e dytë tw listws që vijnë nga komunitete të caktuara. Ky djali vjen nga komuniteti çam. Kemi futur një djalë që vjen nga komuniteti i jetimëve, kemi një vajzë që është futur në listë, që ka një familje të madhe kuksiane dhe ka marrë gjithë ato vota. Mos u çudisni fare, vota është përfaqësi. Ka komunitete të caktuara që votojnë në mënyrë strukturore. Të gjithë janë të prirur për personat që i përkasin atij komuniteti. Mos u çudisni fare. Nuk fola për program, por për komunitete”, tha Rama.