Kryeministri Rama gjatë komunikimit të mbrëmjes së sotme ka shprehur pishmanin e vetëm në këtë situatë, që nëse do të rikthehej nuk do t’u përgjigjej në atë mënyrë qytetarëve në komentet në Facebook, të cilët edhe mund të jenë lënduar.
“S’duroj asnjë minutë pa kuruar sa më shumë plagët e këtij vendi prej shumë vitesh. Nuk jam dot as nuk dua të jem politikani profesionist, nuk jam kryeministri tipik që fytyrat e njerëzve i njeh si blloqe elektorale. Pavarësisht që jam nisur nga qëllimi i mirë për të mbrojtur, i kërkoj ndjesë dikujt që pa dashje e kam lënduar. Unë nuk vjedh, nuk vras, nuk shpif, nuk zdërhallem për qejfe të mia, nuk punoj për të jetuar por jetoj për të punuar. Asnjë nuk është i përsosur qysh sa ka lindur shteti askush nuk mund të jetë i pagabueshëm, s’mund të shmangim dot vendime të gabuara, gjykimin mbi një çështje publike apo vendime të gabuara në qeverisje”, tha Rama.
Ai shtoi se edhe ata më të lavdishmit, po të ngjalleshin edhe një herë do të gjenin plot gjëra për të ndryshuar apo për të përsëritur.