Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke sjellë përpara vëmendje bilancin e viktimave në Itali, ku vetëm gjatë ditës së sotme u regjistruan 627 viktima më shumë.
Sipas kreut të qeverisë, ajo që po ndodh në Itali erdhi si pasojë e reagimit me vonesë për vendosjen e masave shtrënguese. Edi Rama kërkoi nga qytetarët dhe pak rezistencë që të shpëtojmë njëri tjetrin.
Postimi i Kryeministrit:
Në Itali sot kishte 627 të vdekur
Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!
Pse???
Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!
Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri–tjetrin?!
Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!