Në prezantimin e platformës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur në Universitet futeshin pa meritë.
Kreu i qeverisë tha se edhe sikur të jetë djali i tij, nëse nuk ka rezultatet e duhura, nuk mund të fitojë shkollën para një studenti më të mirë.
Këtu ai tregoi dhe një detaj për djalin e tij Gregori. “Ai djali im i vërteti s’kapi Universitet se s’kishte mik, dhe bëri 1 vit punë”. tha Rama.
“Nuk ka më si e ke emrin, kush je. Por shihen rezultatet se gara është e pastër. Vërtet arsimi i lartë ka shumë probleme, edhe Shqipëria ka probleme por nuk mund ta krahasojmë me 5 vite më përpara. Këtu kemi shumë për të bërë. Ju shkonte në mend dita që në universitet të hyhej sipas radhës së meritës. Edhe një djalë në Tepelenë nëse i ka notat më të mira”, u shpreh Rama.