Politika Rama sulmon indirekt Berishën me disa fraza lapidare

Rama sulmon indirekt Berishën me disa fraza lapidare

Emil Cioran

Në ditën kur Sali Berisha është lajm dite, me Kuvendin e tij në Air Albania, kryeministri Edi Rama zgjedh të ofrojë një thënie dite, e cila, në mënyrë indirekte godet Berishën.

Rama nuk bën asnjë koment, gjithsesi. Ai thjesht ofron një grusht frazash lapidare nga Emil Cioran, një filozof.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit.

Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.

I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”.