Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e kësaj të premteje.
Takimi është zhvilluar në rezidencën e Ambasadores Amerikane dhe ka zgjatur më shumë se një orë.
Nuk dihet tema e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Këtë të premte u publikua një mesazh urimi i Sekretarit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje, ndërsa kreu i qeverisë sapo mbylli një vizitë në Turqi.