Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në 18 e 30 me orën tonë lokale (12:30 me orën në Nju Jork) me homologun grek Mitsotakis.
Dy kryeministrat do të shfrytëzojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të diskutuar disa çështje të rëndësishme mes dy vendeve.
Në mënyrë takimi do te fokusohet specifikisht ne kërkesën e Ramës që Greqia të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Ky do të jetë takimi i parë i Ramës me kryeministrin e ri grek që nga koha kur Mitsotakis mori pushtetin.